Putin drejton “bishën” ushtarake, nxjerr për shëtitje në malet mbuluar me borë ministrin e Mbrojtjes (VIDEO)

Presidenti rus, Vladimir Putin së bashku me ministrin e  Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dolën për vëzhgim me një automjet ushtarak në malet e Siberisë.

Imazhet janë bërë virale teksa në to shihen zyrtarët e shtetit teksa levizin në malet mbuluar me borë.  Sipas mediave ruse, ministri i ka treguar Putin dhe punishten e tij të drurit. Pushimet siberiane vijnë mes tensioneve të larta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me komentin e fundit të presidentit, Joe Biden.

Moska tërhoqi ambasadorin e saj nga SHBA për të diskutuar adresimin e akuzës së kreut të shtëpisë së bardhë, që e cilësoi Putin një vrasës.

Edhe presidenti rus iu përgjigj duke përdorur një frazë fëmijësh, duke thënë se “ai që e thotë një gjë të tillë, e ka bërë atë”. Gjithashtu Putin u shpreh i gatshëm për bisedime me Biden.


Shtuar 21.03.2021 19:22

Tags: , ,