E hodhi Greqinë në gjyq dy javë më parë, KE e paralajmëroi aksidentin hekurdhor

Aksidenti hekurudhor i një nate më parë në Greqi, ku kanë humbur jetën deri më tani 40 persona, duket sikur ishte paralajmëruar.

Një ngjarjeje të tillë i është “frikësuar” më parë Bashkimi Evropian. Dy javë më parë Komisioni Europian kishte hedhur në gjyq shtetin grek për dështimin në përputhje me rregullat e transportit hekurudhor.

Sipas Komisionet Evropian, Shtetet Anëtare duhet të siguronin që një marrëveshje kontraktuale midis autoritetit kombëtar kompetent dhe menaxherit të infrastrukturës hekurudhore të ishte lidhur maksimumi deri më 16 qershor 2015 dhe të publikohej brenda muajit, gjë që të cilën Greqia nuk e ka bërë ende.


Shtuar 1.03.2023 16:57