E futën në listën e PS, demokrati i flaktë: Më hiqni, do vdes me PD! (VIDEO)

“Dua urgjentisht të më heqin emrin nga PS, jam me Lulzim Bashën dhe do vdes me PD…”

Spiro Çavidhi ka denoncuar “kalimin” që i është bërë në radhët e Partisë Socialiste. Në një video të xhiruar në ambientet e degës së Partisë Demokratike, banuesi i fshatit Cerkovic dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike në Grupseksionin e Dhivërit, ka denoncuar faktin se është vendosur në Komision si anëtar i PS-së.

Në denoncimin e tij në video, Çavidhi ka kërkuar ndihmë nga demokratët që t’i heqin emrin nga lista në mënyrë që të japë kontributin e tij për PD-së dhe kryetarin Lulzim Basha.

“Jam familje të përndjekurish, sot PS më kanë regjistruar në komision pa dijeninë time. Dua urgjentisht të më heqin emrin nga PS, jam me Lulzim Bashën dhe do vdes me PD. Deri sa të kem jetë do të jem atje,”-tha ai.


Shtuar 12.04.2021 19:08