Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Sarandë ku dy taksistë janë përfshirë në një konflikt i cili ka përfunduar në përdorimin e sëpatës.
Sherri ka ndodhur mes dy taksistëve në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës pasditen e djeshme, teksa i plagosur ka mbetur 24-vjeçari Ismiraldo Hoxha. I riu është plagosur rëndë me sëpatë në shesh pushimin e taksive.
Hoxhës iu janë prerë tendinat e gishtave të dorës dhe është nisur me urgjence në spitalin e Traumës në Tirane. Policia ka arrestuar autorin Bilal Lamçe, 32 vjeç, banues i përkohshëm në Sarandë.
Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive të dobëta lidhur me klientelën pasi viktima punon taksist i licencuar ndërsa autori i palicencuar. Ky i fundit prej vitesh është i punësuar si picier në një biznes privat.