E FUNDIT/ Vrasja mafioze e të riut në Vlorë, policia shoqëron 20 shtetas

Janë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi Delion Troqes në Vlorë. Burimet bëjnë me dije se për këtë vrasje mafioze policia ka shoqëruar në komisariat 20 shtetas të cilët dyshohen të kenë lidhje me ngjarjen.

Ditën e sotme trupi i të riut do të përcillet për në banesën e fundit sipas njoftimit të familjes së tij.

Viktima kishte vetëm dy javë që ishte kthyer nga Spanja dhe ishte i dënuar për trafik droge.

Njoftimi i policisë rreth vrasjes së Delion Troqes: 

Rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Delion Troqe 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit/ve.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve. /albeu.com/

 


Shtuar 22.05.2021 08:50