Vetëvritet në banesë një 71-vjeçar në Mirditë

Një 71-vjeçar është gjetur pa jetë në banesën e tij në Mirditë dhe dyshohet se është vetëvrarë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Rreth i Epërm, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet.

Njoftimi i policisë:

Mirditë/Informacion paraprak

Më datë 14.06.2021,rreth orës 04:25,  në fshatin Rreth i Epërm, Mirditë, në  banesën e tij dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi M.N.,71  vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 14.06.2021 08:24