Vetëvritet me armë zjarri 57 vjeçari në Korçë

Një 57 vjeçar i ka dhënë fund jetës pasditen e sotme në qytetin e Korçës. Mësohet se viktima është Fatos Pulaha i cili është gjetur i vetëvrarë në banesën e tij.

Paraprakisht dyshohej se 57 vjeçari kurohej për probleme të depresionit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 15.06.2021, rreth orës 17:43, në lagjen nr. 16, Korçë, në bodrumin e banesës së tij, dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri shtetasi F. P., rreth 57 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dhe deklarimet e marra, dyshohet se ky shtetas kurohej për probleme të depresionit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 15.06.2021 19:02