Ulet numri i viktimave, sa raste të reja pati sot në vend

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot 493 raste të reja me koronavirus nga 2993 testime të kryera për të dyshuar si të prekur.

Në 24 orët e fundit është ulur numri i viktimave nga koronavirusi. Gjashtë persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin në spitalet Covid.

Viktimat janë: 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Librazhdi, të moshave 64- 85 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 89,456 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 327 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Ndërkaq, Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të infeksioneve, me 141 raste, ndjekur më pas nga Shkodra dhe Elbasani.

Shtuar 28.03.2021 06:03