Kanali i Suezit akoma i bllokuar, vazhdojnë përpjekjet

Kanali i Suezit vijon të jetë i bllokuar.Zyrtarët e kanalit thanë se ishte bërë një përparim, megjithatë dhe më shumë anije tërheqëse po i bashkoheshin përpjekjes të Dielën për ta spostuar mjetin që aty.

Presidenti i Egjiptit Abdul Fattah al-Sisi ka urdhëruar përgatitjet për të lehtësuar ngarkesën e anijes së bllokuar.  Kjo parashikon transferimin e disa kontejnerëve në një anije tjetër ose në bregun e kanalit. Ekspertët i thanë më parë BBC se një operacion i tillë do të përfshinte sjelljen e pajisjeve të specializuara, duke përfshirë një vinç që do të duhet të shtrihej më shumë se 60 metra i lartë dhe procedura mund të zgjaste me javë.

Kanali i Suezit është një nga rrugët më të ngarkuara të tregtisë në botë dhe kontejneri Ever Given – pjesë e flotës Evergreen ka ngecur aty që nga e marta.

Më shumë se 369 mjete lundruese kanë mbetur në të dyja anët e kanalit dhe disa anijeve u është dashur të rikalojnë nëpër Afrikë.


Shtuar 28.03.2021 18:03

Tags: