4 anëtarët e familjes Gjoka që u lënduan nga shërthimi i bombolës së gazit janë dërguar për kurim në Itali.
Dy ditë pasi qëndruan të shtruar në QSUT, ata kanë vendosur të shkojnë në Itali, privatisht për të marrë një trajtim më të specializuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi 2 ditë më parë, rreth orës 06:30 në Velipojë. Alketa, Ernesto,
Danjela dhe Klarisa Gjoka pësuan djegie në masën 85-90% të trupit të tyre për shkak të shpërthimit të bombolës së gazit. Ata ishin në hotelin e tyre në Velipojë ku kishin shkuar të pastronin para nisjes së sezonit turistik.