U përdor për kanabis? Si pësoi defekt në ajër avioni në Vermosh, zhduken nga një makinë e bardhe dy pasagjerët (VIDEO)

Janë zbardhur detaje të reja rreth rrëzimit të një avioni në Vermosh, Malësi të Madhe. Ndërkohë që janë zbuluar detajet e para, ngjarja vazhdon të jetë e mistershme rreth motiveve të gjendjes së këtij avioni në këtë zonë.

Burimet bëjnë me dije se avioni ka tentuar të ngrihet por ka pësuar avari duke u përplasur me një shtyllë pishe. Mësohet se avioni ka qëndruar pushim rreth 30 minuta në zonë, dhe më pas ka tentuar të ngrihet në flututurim kur ka pësuar edhe defektin.

Kryeplaku i zonës, Prek Vata ka deklaruar për “Report Tv” se 2 persona ishin në bord dhe janë marrë nga një makinë ngjyrë e bardhë, shenjat e së cilës ende gjenden në livadh,

Ai thotë barinjtë e kanë parë këtë skenë dhe kanë shkuar për t’i ndihmuar, por nuk janë lejuar.

Kjo skemë nuk është e panjohur në Shqipëri pasi na rikthen rastet e Durrësit dhe Lushnjes me avionët që përdoreshin për trafik kanabisi. /albeu.com/