E FUNDIT/ U arrestua pas vrasjes së Endri Mustafës, i riu lihet në burg vetëm për drogën

Ditën e sotme gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dhënë masën arrest me burg për shtetasin Edison Arrazi të cilit iu gjet një sasi droge.

Arrazi u arrestua pas vrasjes se Endri Mustafës por mësohet se nuk është pyetur fare nga gjykata për vrasjen e Endri Mustafës por vetëm për sasinë e drogës prej 280 gram cannabis sativa që u gjet në një magazine që nuk ka lidhje me banesën.

Në procesverbalin e arrestimit të policisë shtetasi Edison Arrazi është i arrestuar vetëm për sasinë e drogës dhe jo lidhur me vrasjen e Endri Mustafës duke deklaruar kështu se nuk ka lidhjeme ngjarjen.

Ndërkohë vëllai i Edison Arrazi, Ergys Arrazi është shprehur se:

“Vëllai im nuk ka lidhje me vrasjen dhe as me drogën. Droga e gjetur është në një magazine larg shtëpisë tonë. Vëllai im nuk ka lidhje fare me vrasjen dhe këtë e vërteton policia e shtetit që e dyshon vetëm për drogë. Vëllai në momentin e vrasjes ka qenë në shtëpi duke fjetur gjumë.”

/albeu.com/


Shtuar 20.05.2021 10:26