Trupin ia gjetën komshinjtë, gruaja 65-vjeçare e vdekur prej ditësh në Tiranë

Një grua e moshës 65-vjeçare është gjetur pa jetë në Tiranë. Burimet e para bëjnë me dije se viktima jetonte e vetme dhe është gjetur nga komshinjtë.

Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 06.12.2021, rreth orës 19:57, në rrugën “Ali Baushi”, është gjetur nga komshinjtë, në banesën e saj, pa shenja jete shtetësja L.P., rreth 65 vjeçe, e cila jetonte e vetme.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 

 


Shtuar 6.12.2021 22:34