Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një qendër votimi në Maliq. Dy qytetarë, burrë e grua janë dhunuar sot në një qendër votimi në fshatin Vashmi të bashkisë së Maliqit.
Sipas raportimeve të para mësohet se burrë e grua janë dhunuar me karrige për shkak të bindjeve të tyre politike.
Një person raportohet se i ka goditur me karrige në kokë duke i gjakosur çiftin e bashkëshortëve sic mund t’a shihni edhe në foton e lajmit.
Ky nuk është incidenti i vetëm në këto zgjedhje parlamentare ku do të përcaktohet kryeministri për 4 vitet në vijim. /albeu.com/