Një grua afgane ka plagosur me thikë një bashkëkombasin e saj ditën e sotme në Shëngjin, ku edhe po strehohen që kur lanë vendin e tyre për shkak të ardhjes së talebanëve në pushtet.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 23.10.2021, në Shëngjin Lezhë, në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur dyshojet me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com/