Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Astir, Tiranë, vetëm pak minuta më parë. Burimet bëjnë me dije se në banesën e 69-vjeçares, L.Z., ka rënë zjarr.
Si pasojë shtetasja L.Z, që jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë. Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Tiranë/Informacion paraprak:
Në rrugën “Loni Ligori” në Astir, në banesën e shtetases L.Z, 69 vjeçe, dyshohet ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja L.Z, që jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë. Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.