Shkarkimi i Presidentit Meta, tërhiqet Gjykata Kushtetuese: Vendimi pas 30 ditësh

Ka përfunduar seanca e tretë për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.

Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendimin dhe tanimë ai do të bëhet publik i arsyetuar në faqen zyrtare 30 ditë pasi vendimi të merret.

Palët në konflikt kanë dhënë mendimet e tyre përfundimtare, ku Kuvendi ka kërkuar që të miratohet vendimi i tij, ndërsa presidenca shprehet se në veprimet e presidentit nuk ka asnjë shkak për shkarkim.

“Gjykata Kushtetuese deklaron mbylljen e seancës plenare dhe tërhiqet për të marrë vendim. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit”, tha kryetarja e Gjykatës. /albeu.com

 


Shtuar 7.02.2022 13:12