Sherri Rama-Meta për Gent Cakajn, Gjykata Kushtetuese jep vendimin

Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin për përplasjen e kryeministrit me Presidentin .

Përplasja Meta Rama startoi pas refuzimit të presidentit për të mos dekretuar si ministër të jashtëm Gent Cakaj, në riformatim e sipër të qeverise gjatë 2019 .
Kjo solli kërkesën kryeministrore në gjykatë kushtetuese që kërkon interpretim të ligjit dhe që sipas përfaqësueses së Kryeministrit , me tejkalimin e tagreve nga presidenti Ramës nuk i mbeti asnjë zgjidhje veçse të emëronte veten.

Vendimi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancën plenare të datës 18.05.2021, çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Interpretimi i nenit 98, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese, njëzëri,

VENDOSI:

– Pranimin e pjesshëm të kërkesës.

– Pushimin e gjykimit për kërkimin mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës, ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
– Interpretimin përfundimtar të nenit 98 të Kushtetutës, për sa vijon:

– Në procedurën e emërimit dhe shkarkimit të ministrit, Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi, udhëhiqen nga parimi i luajalitetit kushtetues dhe atij të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

– Kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tre organeve të mësipërme.

– Procesi i emërimit të ministrit duhet të garantoje përmbushjen e kritereve dhe cilësive kushtetuese për këtë funksion.

– Vlerësimi dhe verifikimi i kandidatit për ministër, bëhet nga të tre organet e përfshira në proces, secili sipas rolit dhe kompetencave të tij kushtetuese, brenda afateve kushtetuese, në përputhje me arsyetimin e këtij vendimi.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.


Shtuar 25.05.2021 17:08