Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë “Arrest në burg” për Artur Ballën dhe Bledar Lilon, të vënë në pranga dy ditë më parë si të përfshirë në skemën e pastrimit të parave bashkë me biznesmenin e hidrokarbureve Rezart Taçi.
Ky i fundit në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat akuza në kuadër të grupit kriminal.
Hetimi u bë publik nga SPAK dhe Anti-mafia italiane, pasi kishin gjurmuar me sukses veprimet e kryera nga shtetasit italianë të lidhur me Cosa-Nostrën të cilët kishin në plan që të pastronin plot 18 milionë euro në Shqipëri dhe si rezultat, hetimet kanë nxjerrë në konkluzionin që i përfshirë në këtë aktivitet ka qenë edhe biznesmeni Rezart Taçi i cili kishte dalë si garant.