Rama jep lajmin e mirë, kaq doza vaksinash Pfizer sapo mbërritën në Rinas

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se në këto momente në Rinas kanë mbërritur plot 7020 doza të tjerë Pfizer.

Rama shkruan se ajo që dukej e pamundur për të gjithë shqiptarët po ndodh cdo ditë.

Postimi i Ramës:

7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund

Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike

Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë. /albeu.com/

 


Shtuar 12.04.2021 21:08