Milani nis negociatat me Hysaj

Periudhës 5-vjeçare në radhët e Napolit po i vjen fundi për Elseid Hysajn. Kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe e ardhmja e tij ka nisur të jetë një temë e nxehtë.

Emri i shkodranit është lidhur me ekipe të njohur të arenës së futbollit europian, ku një prej tyre është edhe Milani.

Sipas “Il Mattino”, kuqezinjtë kanë nisur negociatat e tyre me mbrojtësin shqiptar dhe agjentin e tij, por akordi ende nuk është arritur.
Madje media në fjalë zbulon edhe skenarin që mund të ndodhë në minutat e fundit. Megjithëse menaxheri Xhufredi e ka përjashtuar mundësinë e rinovimit, një gjë e tillë mund të ndodhë në ekstremet e këtij sezoni, teksa Hysaj duket se nuk ia ka mbyllur plotësisht derën Napolit.

Shtuar 12.04.2021 09:04