Overdozë? Këngëtari i famshëm shqiptar përfundon në spital (FOTO LAJM)

Këngëtari i njohur Ardian Bujupi ka përfunduar ditën e sotme në spital dhe lajmin e ka ndarë vetë me ndjekësit e tij me anë të disa fotove të publikuara në Instagram.

Autori i hitit “Andiamo” ka publikuar disa foto në Instastory ku shihet duket marrë një serum. Ai nuk ka treguar se çfarë i ka ndodhur, por në një nga fotot ai shkruan: “Mbidozë”. Ndërkohë, në foton pasardhëse ka shkruar:

“I urrej spitalet. Nuk mund të më mundni. Askush nuk mund të më ndalë, madje as trupi im. Ju uroj të gjithëve një ditë të shëndetshme”, ka shkruar Ardiani përkrah fotove nga spitali.


Shtuar 12.04.2021 21:00