E FUNDIT/ Priten trazira, policia merr masat e para për Kuvendin e Berishës: Çfarë po ndodh jashtë Air Albania

Ditën e nesërme në Tiranë, në Air Albania do të mbahet Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndërkohë që kanë mbetur ende shumë orë nga grumbullimi, Policia e Shtetit ka vënë në zbatim planin e masave kundër tubimeve.

Kjo për shkak të pjesëmarrjes së lartë që pritet të ketë si dhe dyshimeve për trazira të mundshme.

Pasditen e së premtes mjete të FNSH, si dhe autobotë me ujë që përdoren për shpërndarjen e turmave janë vendosur para stadiumit Air Albania, po ashtu edhe pranë selisë së PD.

Në terren pritet që gjatë ditës së nesërme mos të ketë prezencë të punonjësve të policisë me uniformë, por do të jenë civilë të cilët do të jenë në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe për të raportuar në kohë reale nëse do të ketë indicie për trazira.

Vetëm pak minuta më parë në konferencën e fundit për shtyp para Kuvendit, Berisha bëri thirrje edhe njëherë demokratëve si dhe vetë Lulzim Bashës për të qenë pjesë e këtij Kuvendi. /albeu.com/

 


Shtuar 10.12.2021 16:34