Plagosje në Pogradec, 19 vjeçari dërgohet me urgjencë në spital 

Një i ri është plagosur në Pogradec. Plagosja e 19-vjeçarit me iniciale A.T sipas policisë është bërë me armë të mprehtë, thikë.

Policia bën me dije se në Spitalin e Pogradecit, i riu ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 29.10.2021, rreth orës 20:00, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. T., 19 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar gjatë një konflikti të çastit nga një shtetas tjetër.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, po punon për kapjen e tij dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 29.10.2021 21:56