Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypasin Orikum-Kaninë, ku një kamion është rrëzuar.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shoferi i kamionit dhë është zhdukur mes dherave një tjetër person.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 16.05.2022, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar, është rrezuar një kamion, ku dyshohet se drejtuesi kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/