Pas përfundimit të mbledhjes, Basha u dërgon mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i ka dërguar mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar pas përfundimit të mbledhjes.

Basha ka falenderuar përkrahësit për mbështetjen dhe është shprehur se është i lumtur të vijojnë bashkëpunimin në datën 18 dhjetor dhe më tej.

Mesazhi i Bashës:

Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar ishte e një rëndësie kyçe për demokratët dhe rrugën që do ndërtojmë.

Pjesëmarrja juaj ishte një vlerë e madhe, për të cilën mirënjohja ime është e thellë, në këto kushte komplekse.

Ju falenderoj për gjithçka bëtë të mundur me vendimet, frymën dhe mbështetjen tuaj të paçmim.

Në ditët në vijim, në 18 Dhjetor e më tej do të vijojmë me këtë frymë si bashkëpuntorë të vyer.

Me respekt!

Lulzim Basha/albeu.com/


Shtuar 12.12.2021 22:13