Një grup deputetësh anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, përkrahës të Sali Berishës janë nisur këtë te enjte për të dytën ditë me radhë drejt selisë së PD-së.
“Sot nga ora 11.00-12.00 do te kete vizita tek Selia”, thuhet në njoftimin e Grupit për Rithemelimin e PD.
Në vizitë nuk do të jetë i pranishëm ish-kryeministri Sali Berisha, pasi ai ka udhëtuar drejt Fierit ku do të marrë pjesë në një takim në kuadër të themelimit të degës së PD në këtë qytet.
Kjo është dita e dytë që përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit shkojnë në PD. Një ditë më parë ata gjetën derën të mbyllur dhe u kthyen mbrapsht.