Në krye Erzen Breçanin, Berishën e shoqëron “ushtria” me 8 badigardë drejt Kryeministrisë (FOTO LAJM)

Ka nisur protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër “Open Balkan” dhe vizitës së Aleksandër Vuçiç në Tiranë me kryeministrin Rama.

Sali Berisha u nis nga shtëpia e tij pranë “Piramidës” në Tiranë, në drejtim të selisë së PD-së për të shkuar më pas para Kryeministrisë në një protestë e cila nuk mohon të ketë edhe trazira.

Berisha është filmuar i vetëm në turmën e madhe drejt Kryeminsitrisë duke mos angazhuar asnjë nga mbështetësit e tij demokratë të cilët e kanë ndjekur prej muajsh në betejën ndaj Bashës.

Por Berisha është siguruar për mbarëvajtjen e tij në këtë protestë duke marrë të paktën 8 të rinj gardianë të cilët e rrethojnë ish-kryeministrin.

Në krye të kësaj “ushtrie” qëndron ish-drejtori i Policisë Erzen Breçani. /albeu.com/