Policia ka ndaluar një shtetas në Tiranë, 43-vjeç pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.
Në pranga është vënë shtetasi me inicialet J.D, 43-vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit J. D., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur…”-njofton policia.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË SË SHTETIT:
Tiranë
Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit V. S., 44 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarjen me datë 06.11.2021, ku shtetasi K. M., (i arrestuar menjëherë pas ngjarjes) qëlloi me armë zjarri shtetasin I. Sh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. E., 30 vjeç pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasit E. R., 29 vjeç dhe M. N., 69 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit J. D., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– M. K., 31 vjeç dhe I. Sh., 18 vjeç pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse pa leje drejtimi;
– A. N., 41 vjeç dhe E. Ll., 66 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të arrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme. /albeu.com/