VIDEO/ Merr flakë autobusi me pasagjerë në Elbasan

Një autobus me pasagjerë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në afërsi të rreth rrotullimit në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Pasagjerët kanë mundur të dalin në kohë.

Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar.

Shërbimi zjarrfikës ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për izolimin e flakëve.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar në motorin e autobusit të linjës Elbasan-Tiranë.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në pjesën e pasme të autobusit me drejtues shtetasin O. K., 28 vjeç, banues në Elbasan. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupit hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit. 

/albeu.com


Shtuar 6.12.2023 18:20