E FUNDIT/ Mbytet në plazhin e Velipojës një 40-vjeçar

Një 40- vjeçar është mbytur në det dhe fatkeqësisht ka humbur jetën në plazhin e Velipojës.

Turisti kishte ardhur nga Kosova për të kaluar pushimet verore në plazhin e Velipojës. Pushuesit e tjerë të pranishëm i kanë dhë ndihmën e parë 40-vjeçarit por nuk kanë mundur dot të shpëtonin.

Ajo që është vënë re nga pushuesit pas ngjarjes është mungesa e rojeve bregdetare, si dhe mbërritja me vonesë e ambulancës në vendin e ngjarjes.


Shtuar 12.06.2021 20:54