Kapet një gomone me 500 kg kanabis në Karaburun

Një gomone me 500 kg hashash është kapur mesditën e sotme në Gjirin e Arushës, Karaburun.

Në operacion është përfshirë Policia e Vlorës, Policia Kufitare dhe Guardia di Finanza. Ende nuk ka detaje të plota lidhur me operacionin.

Nuk dihet as destinacioni i lëndës narkotike dhe shteti ku do të trafikohej. Mjeti lundrues dhe lënda narkotike janë dërguar pranë qendrës se Delta force në Rradhime.

Ndërkaq, në orët në vjim Policia e Shtetit pritet të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin.

 


Shtuar 23.05.2021 18:56