Nnëkryetari i Bashkisë Shkodër, Arben Gjura ka dhënë sot dorëheqjen. Vetë Gjura, kandidoi edhe si deputet nën siglën e Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, Gjura arriti të merrte vetëm 1931 vota në zgjedhjet parlamentare. Ai renditej i 11- ti në listën e kandidatëve për deputet të partisë Demokratike në Shkodër.
Ende nuk dihet arsyeja që e ka çuar Gjurën të marrë këtë vendim të papritur.