Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, thirret në SPAK

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi është thirrur sot në SPAK.

Roshi është parë të futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme pak minuta më parë, ndërsa arsyet pse është thirrur nuk dihen ende, por mësohet se ka patur një fletë-thirrje nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

Kujtomë se Roshi disa vite më parë është hetuar për falsifikim të formularit të dekriminalizimit dhe e ka pranuar akuzën. Gjykata e Tiranës e shpallit fajtor dhe u dënua me burg, por ai nuk shkoi asnjë ditë ne qeli, pasi gjykata konvertoi dënimin në 60 orë punë në interes të publikut.

Sipas prokurorit të çështjes, ai kishte konsumuar veprën penale të “falsifikimit të formularëve”, kur nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit një dënim për akuzën e “përdhunimit” në vitin 1995 në Itali, një vendim për dëbimin nga vendi fqinjë, si edhe pesë emra të përdorur prej tij gjatë viteve. Prokurori tha se informacionet për Rroshin ishin marrë në Itali, Gjermani e Zvicër.

Përmes avokatit Maksim Haxhia, Rroshi tha se pranonte akuzën dhe shfaqte pendesë të thellë.  Avokati tha Rroshi është dënuar në mungesë në Itali në vitin 1995./albeu.com


Shtuar 19.01.2023 10:16