Një grabitje ka ndodhur në zonën e Laprakës, në Tiranë.
Një depo farmaceutike eshte grabitur nga persona ende të paidentifikuar ndërsa mësohet se autorët kanë thyer derën e depos dhe kanë vjedhur medikamente me vlerë 1.8 milionë lekë.
Në fokus të hajdutëve mësohet se kanë qenë vitaminat, kryesisht vitamina C.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të nisur hetimet.