Fitoi zgjedhjet me 74 mandate, Rama bën lëvizjet e para në qeveri

Ndërkohë që kanë kaluar pak ditë nga zgjedhjet e 25 Prillit, kryeministri Rama  ka vendosur të bëjë disa lëvizje në kabinet.

Në vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave i është besuar detyra e zv.ministres së Arsimit, Bora Muzhaqit dhe zv.ministre e Mbrojtjes, Dallandyshe Bicit.

Kujtojmë se si Muzhaqi dhe Bici ishin të dy kandaditate për deputete në Qarkun e Tiranës, të cilat nuk siguruan dot votat e mjaftueshme për të siguruar një karrige në Parlamentin e ri të Shqipërisë, që pritet të mblidhet në shtator. /albeu.com/

Shtuar 5.05.2021 10:05