Edhe sot asnjë viktimë, sa raste të reja u konfirmuan me koronavirus në vend

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë nuk është shënuar asnjë humbje jete nga koronavirusi, teksa janë regjistruar vetëm 5 raste të reja nga 2621 testime të kryera.

Aktualisht 9 pacientë po marrin trajtim spitalor, teksa janë 132 raste aktive në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,895 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë

Aktualisht 9 pacientë po marrin trajtim spitalor, ndërsa janë 132 raste aktive në të gjithë vendin

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 2,621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Mirditë, Tepelenë.

Aktualisht janë 132 raste aktive me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë, nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,895 që nga fillimi i epidemisë.


Shtuar 17.06.2021 17:27