AstraZeneca e sigurt! Rama reagon i ekzaltuar pas lajmit të EMA

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pasi Agjencia Europiane e Barnave (EMA), pas hetimeve të kryera ka konfirmuar se vaksina e AstraZeneca, është e sigurtë dhe efektive.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama shkruan se duhet të bëjmë sa më shumë vaksinime për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë.

“Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita.”- ka thënë Rama.

 


Shtuar 18.03.2021 19:00