E rëndë në Divjakë, burri vret gruan dhe veten

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur pak momente më parë Divjakë,  ku një 58 vjeçar ka vrarë me armë gjahu gruan e tij dhe më pas veten.

Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 18.09.2021 18:49

Tags: ,