Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Dibër. Një vajzë 12-vjeçare duke u larë në lumin Drin është mbytur.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të së miturës.
Njoftimi i policisë:
Dibër/ informacion paraprak
Në vendin e quajtur “Ura e Lushes”, njësia Administrative Arras, një 12 vjeçare dyshohet se duke u larë në lumin Drin është mbytur.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të së miturës.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes./albeu.com