E FUNDIT/ Dëbora në Mashkullorë, bllokohen 15 persona mes tyre dhe 2 fëmijë

15 persona janë bllokuar në Mashkullorë të Korçës, si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës të rëna në këtë zonë.

Dëbora ka krijuar vështirësi të shumta edhe në qarkullimin e mjeteve, çka e ka bërë thuajse të pamundur depërtimin e ndihmës për personat në fjalë.

Lajmin në fjalë e ka bërë të ditur një banor i zonës, i cili ka njoftuar nëpërmjet një mesazhi se 3 mjete xhipa ishin bllokuar pasditen e djeshme në zonën e quajtur “Mashkullorë” pasi trashësia e dëborës ishte shumë e lartë.

Në mjetet e bllokuara kanë qenë 15 veta nga fshati Panarit mes tyre 2 fëmijë, 2 të moshuar, 1 grua dhe pjesa tjetër të rinj.

Njëri prej të rinjve në mesazhin që dërgon thotë se kanë punuar në të ftohtë për të bërë lëvizjen e mjeteve por nuk ja kanë dalë dot pasi temperaturat ishin shumë të ulta dhe kanë rrezikuar edhe të ngrijnë atje.

Pasi kanë njoftuar fadromën e autoriteteve të zonës ajo ka ndërhyrë por nuk e ka hapur të gjithë rrugën për lëvizjen e mjeteve pasi kishte rënë nata.

Pas kësaj 15 personar mes tyre fëmijë e pleq ka zbritur në këmbë drejt fshatit duke ecur të paktën 2 orë në këmbë mes dëborës. Banorët apelojnë që sot autoritetet të vijonë hapjen e rrugës pasi ka prej atyre që duhet të bëjnë blerje ilacesh por edhe rezerva ushqimore./albeu.com/


Shtuar 19.12.2021 09:56