Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri mbërrin në SPAK.
Albeu.com mëson se Gjiknuri është thirrur në SPAK për të dëshmuar në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e abuzimeve të ndodhura gjatë zbatimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Gjiknuri, në kohën kur ishte Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë kallëzoi në prokurori abuzimet e konstatuara nga raporti i auditit të kryer për zbatimin e këtij projekti dhe përgjegjësitë e ish-drejtuesve të ARRSH.
Ish-ministri urdhëroi auditin dhe dorëzoi kallëzimin në Dhjetor të vitit 2017.
Ai pritet të japë sot sërish shpjegime për këtë çështje pas pafajësisë që morën ish-zyrtarët e kallëzuar./Albeu.com/