Berisha futet në selinë blu, njerëzit e tij shkelmojnë derën, nxirret jashtë media (FOTO LAJM)

Hyrja e ish-kryeministrit Sali Berisha në selinë blu sot, është shoqëruar me tensioni. Berisha ka hyrë në ambientet e selisë shoqëruar nga Komisioni i Rithemelimit dhe njerëzit e tij. Një nga njerëzit që shoqëronte Berishës ka shkelmuar derën e një prej zyrave.

Në mesin e këtyre tensioneve, media që e ndiqte nga pas, është nxjerrë jashtë nga Flamur Noka. “Dilni përjashta. Dilni. Vazhdoni” dëgjohej deputeti Noka.

Në selinë blu ndodhet edhe kreu i PD-së Lulzim Basha i cili po zhvillon takim me kryesinë./albeu.com


Shtuar 21.12.2021 13:56