Bëri luftë për të hyrë në zgjedhje, Tom Doshi jep dorëheqjen

Kreu i Partisë Social Demokrate Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen. Në letrën e dorëheqjes, Tom Doshi shkruan se me vullnetin e tij të lirë ka hequr dorë nga mandati i deputetit. Ai thekson se vendimi është i parevokueshëm dhe kërkon që KQZ ta zëvendësojë mandatin e tij me të një tjetri. Po ashtu Doshi largohet edhe nga lista shumëemërore e PSD duke u tërhequr nga gara e zgjedhjeve.

Më herët ambasadorja amerikane ka kërkuar hetimin e Doshit, teksa vetë Doshi shprehej nga Korça se kishte të sigurta 2 mandate në Shkodër, 3 në Tiranë por pritshmëria është shumë e madhe në Tiranë sepse pritshmëria është tek elektorati gri.

Doshi ishte renditur i dyti në Qarkun e Tiranës, ndërsa i pari është kandidati Gertjan Deda, ndërsa në Qarkun e Shkodrës ishte renditur i pari dhe në vend të dytë është kandidati Gledis Çeliku.

Nëse Doshi do të fitojë mandatin në Shkodër, pas dorëzimit të tij, mandatin e deputetit e merr kandidati i dytë në listë.

 

Shtuar 26.04.2021 04:15