Basha del para mediave: Jam në dispozicion të zgjidhjes me gjithçka kam në dorë

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, kreu demokrat Lulzim Basha ka dalë para mediave.

Basha është shprehur se është i gatshëm për të gjetur një zgjidhje në PD, por nuk ka përmendur në asnjë moment dorëheqjen që ia ka kërkuar thuajse e gjithë kupola drejtuese e partisë.

“Na përbashkon ajo që iu kam thënë vendosmëria për të bërë gjithçka për të bashkuar PD, Si kryetar i PD përgjegjësia bie mbi mua, ndaj ndava me ju vendos në dispozicion zgjidhjen që ndihmon PD për tu bashkuar. Sot Grupi Parlamentar ka bërë analizë të gjendjes nuk ka kërkuar as koka turku as justifikime as un nuk bëj justifikime. Ajo që dua tu them sot dhe e kam thënë gjithmonë, për mua është e rëndësishme bashkimi i demokratëve, në një mënyrë do të ecim përpara, jam në dispozicion të zgjidhjes me gjithçka që unë kam në dorë”, tha Basha./albeu.com