Autoriteti Portual në Durrës njoftoi anulimin e të gjithë lundrimeve mbrëmjen e sotme.
Kjo sipas autoritetit, do të ndodhë për shkak të motit të keq që është parashikuar të përfshijë vendin në mbrëmje.
Rimbursimi i biletës, sipas autoritetit do të bëhet nga kompanitë e lundrimit.
Njoftimi i Plotë nga Autoriteti Portual Durrës:
Njoftojmë të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, se për shkak të motit nuk do të ketë lundrime mbrëmjen e sotme, as nga Durrësi drejt Barit, as anasjelltas.
Lundrimet pritet të rifillojnë ditën e nesërme, dt.26.11.2021, në varësi të kushteve të motit.
Kompanitë e lundrimit do të garantojnë njoftimin dhe rimbursimin e biletës sipas kërkesave të udhëtarëve.
Autoriteti Portual Durrës ju fton të informoheni në faqen tonë: ëëë.durresport.al , në rubrikën “PASAGJERËT”.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!/albeu.com/