E FUNDIT/ Asnjë humbje jete nga COVID-19 në Shqipëri, vetëm 7 pacientë në spital

Gjatë 24 orëve të fundit në vend nuk është regjistruar asnjë humbje jete, ndërsa raste të reja janë shënuar vetëm 4. Ministria e Shëndetësisë gjithashtu bën me dije se janë shëruar dhe 7 shtetas, ndërsa në në spital janë vetëm 7 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2771 testime, 7 të shëruar, 4 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2771 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Durrës, Vau i Dejës

Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,910 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 4

Të shëruar në 24 orë 7

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2771

Testime totale 774,257

Raste pozitive 132,488

Raste të shëruara 129,910

Raste Aktive 124

Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 42

Tiranë 35

Durrës 12

Berat 10

Lezhë 8

Elbasan 5

Gjirokastër 4

Dibër 3

Korçë 2

Kukës 2

Fier 1

/albeu.com/