Arrestohet në zyrë juristi i Kadastrës së Durrësit

Juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho është arrestuar mëngjesin e sotëm në zyrën e tij.

Juristi është arrestuar pas një hetimi për një parcelë.

Prokuroria ka kërkuar arrestimin e disa personave, ndërsa policia ka ekzekutuar sot urdhrin, duke arrestuar brenda Kadastrës juristin Zaho.

Kujtojmë se më herët, (2019) Zaho është arrestuar  për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Bashkë me të edhe ish-drejtori i Kadastrës në Durrës, Ardi Iljazi si dhe ish-kreu i komunës Sulejman Ibrahimi.

Shtuar 14.07.2021 10:47