Arrestohet Erzen Breçani

Ish-Drejtori i Policisë Erzen Breçani ka rënë në prangat e policisë mbrëmjen e somte.

Burime bëjnë me dije se ndalimi i Breçanit është bërë gjatë një aksioni të policisë i cili po kryhet në disa zona të Tiranës.

Burime për AlbEu.com, bëjnë me dije se ndali i Breccanit ëhstë bërë me urdhër të SPAK.

Aktualisht ish-Drejtori i Policisë është duke u shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Pritet që policia të japë informacione më të detajuara për ngjarjen.


Shtuar 20.11.2023 19:34