Nga aksidenti i rëndë në Fushë-Krujë, ku u përplasën tre mjete, ka ndërruar jetë një nga 4 të lënduarit. Ai ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë mësohet se edhe një nga të lënduarit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa të tjerët paraqiten më mirë dhe u janë nënshtruar kontrolleve.
Kujtojmë se aksidenti ndodhi mbrëmjen e sotme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e aksidentit.